×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu i largon nga Ministria e Infrastrukturës Nexhat Krasniqin dhe Izedin Bytyqin

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 10:45

    I shumëpërfoluri Nexhat Krasniqi është shkarkuar nga pozita që ai mbante në Ministrinë e Infrastrukturës.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ministri Liburn Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e Krasniqit nga pozita e  shefit të prokurimit në këtë ministri.

    Përpos Krasniqit, nga pozita e tij është larguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi.

    Siç merr vesh gazeta vendimi për largimin e tij është për shkak të skadimit të mandatit si u.d i Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë.

    Dyshja  Krasniqi dhe Bytyqi edhe në vitin 2021 ishin larguar nga Ministria e Infrastrukturës me vendim të atëkohë Ministrit Arban Abrashi, por “befasishëm” pas pak ditësh ishin kthyer ne pune pas një vendimi kontravers te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.

    Krasniqi ka qenë një kohë të gjatë shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës (dikur njihej edhe si Ministria e Transportit dhe Postë Telekomit).

    Shkarkimi i Krasniqit nga pozita që mbante në Ministri ishte kërkuar disa herë nga opozita. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzonte ministrin Aliu për bashkëpunim me një njeri  që dikur e kishte akuzuar për korrupsion.

    Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, që tani ushtrojnë pozitën e ministrave e kishin quajtur Krasniqin si ‘baba i tenderëve’ e ‘kuopla e krimit’.

    Ndërkaq, Izedin Bytyqi para se se të ushtrojë funksionin e sekretarit në MIA,  ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

    Bytyqi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!