×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Si u rrëzua aeroplani serb mbi bazën e UÇK-së në bjeshkët e Berishës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 21:00

    Ish-komandat “Çeliku” Fatmir Limaj ka treguar se natën e parë të bombardimeve të NATO-s ka qenë në Bjeshkët e Berishës me një grup shokësh.


    Ai ka treguar për herë të parë ka rrëfyer një rast kur një aeroplan u rrëzua në tokë ditën e parë të bombardimeve të NATO-s por që nuk e dinin nëse ishte i NATO-s apo i serbëve.

    “Ishim me një grup shokësh në bjeshkët e Berishës. Rreth 10 minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi kokat tona kaloi një aeroplan dhe i njëjti u rrëzua rreth 400 metra larg qendrës ku po qëndronim. Menjëherë kemi dalë me ushtarët dhe shkuam të shohim vendin ku ka rënë. Përshtypjet e para ishin se aeroplani i rrëzuar ishte i NATO-s. Këtë veprim e pamë si shumë të vështirë. Të rrëzohet aeroplani i NATO-s në sulmin e parë… Ishte shumë problematike. Shkuam te vendi ku ishte rrëzuar aeroplani. Ai ishte ende në flakë. Në ato momente hetuam flamurin e Serbisë në aeroplan. Ishte interesant se një pjesë e municionit në aeroplan ende ishte pa eksploduar dhe ato kërcitnin sikur kur gjuan dikush me automatikë. Ne u larguam. Dhe nuk kanë shkuar as dy minuta dhe ka ndodhur një shpërthim i madh dhe aeroplani u shkatërrua plotësisht”, ka deklaruar Limaj në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Limaj ka treguar se ka qenë me një nga gjeneralët e NATO-s në Krume të Shqipërisë që mbikëqyrte kufirin Kosovë-Shqipëri.

    Kujtojmë se sot Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit, ku për nder të kësaj dite për vizitë dy ditore në Prishtinë qëndruan ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Medeline Albright, dy njerëzit më meritorë pse kosovarët sot jetojnë të lirë. /Reporteri.net/.

    Fatmir Limaj kujton momentin e çlirimit të Kosovës, tregon me kë ishte dhe emocionet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!