×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga akuzat i akuzuarin për pjesëmarrje në grupe terroriste

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 16:30

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj N.A., që ishte akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

    “I akuzuari N.A është liruar nga akuza konform dispozitës 364, pasi që gjykata nuk gjeti prova për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë. Kundër këtij aktgykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, thuhet nga Themelorja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!