×
  • Lajme
  • Lajme / Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri britanik bisedë telefonike me Edi Ramën, temë diskutimi edhe Kosova

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 14:33

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

    Me anë të një komunikate për media të lëshuar nga qeveria britanike, bëhet e ditur se rëndësia e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, ka qenë njëra ndër temat e bisedës.

    Kryeministri Sunak ka theksuar progresin e bërë në mes të partneritetit mes dy vendeve sa i përket migrimit dhe të dy kryeministrat kanë thënë se janë të vetëdijshëm për punën që duhet të bëhet për të luftuar sfidën e problemit me migrimin ilegal dhe se presin që për këtë të flasin për takimin e Komunitetit Politik Evropian që do të mblidhet në korrik në Mbretëri të Bashkuar.

    Gjithashtu të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkan Perëndimor, në mënyrë të veçantë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

    “Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit”, thuhet në njoftim e kryeministrisë britanike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!