×
  • Lajme
  • Lajme / Hulumtimi i Gazetës Reporteri

    Leja e kundërligjshme e Komunës së Prishtinës, LVV: Prokuroria ta hetojë me urgjencë

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 13:55

    Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas publikimit të hulumtimit të Gazetës Online Reporteri.net, lidhur me ndërtimin e një objekti gjoja të përkohshëm në lagjen Arbëria, ku sipas planit urbanistik parashihet që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka kërkuar që Prokuroria dhe Hetuesia e Shtetit ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje.

    Ai e ka cilësuar qeverisjen e Lidhjes Demokratike në Prishtinë si ‘qeverisje e skandaleve të përditshme’.

    Ndërtimi që po ndodh në lagjen Arbëria, me materiale ndërtimore që nuk kanë të bëjnë asgjë me “karakter të përkohshëm”, është në kundërshtim me Planin Urbanistik kurse leja e lëshuar është krejt e paligjshme. Prokuroria dhe hetuesia e shtetit duhet ta trajtojnë këtë çështje me urgjencë”, shkroi ai.

    Ndryshe, Gazeta Online Reporteri.net gjatë ditës së djeshme ka publikuar një hulumtim lidhur me një leje ndërtimore që dyshohet se u lëshua kundërligjshëm nga Komuna e Prishtinës, për ndërtimin e një objekti me karakter të përkohshëm në lagjen Arbëria, ku sipas planit urbanistik, parashihet që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë.

    @reporterimedia 🛑Objekt i përkohshëm me beton e armaturë? Ndodh edhe kjo në Prishtinë #prishtina #prishtinacity #prishtin #lajme #lajmifundit #kosovatiktok #kosova🇽🇰 #reporteri #perparimrama #dragodan ♬ original sound – Reporteri.net

    Me vendim të Komunës së Prishtinës, Rregullorja për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizikë dhe juridik, është shfuqizuar më 25 nëntor 2022 dhe aktualisht nuk ka në fuqi ndonjë rregullore për objekte të tilla.

    Pavarësisht kësaj, gati një vit më vonë, saktësisht më 31 korrik 2023, Komuna ka pajisur me leje ndërtimore për objekt të përkohshëm pronarin e tokës, Besim Pacolli, deri në realizimin e projektit të çerdhes, të paraparë me plan urbanistik.

    Komuna kundërligjshëm dha leje për një “objekt të përkohshëm” në Dragodan, aty parashihej ndërtimi i çerdhes

    Pas kësaj, Komuna e Prishtinës sot ka bërë me dije se ka marrë vendim që të ndalojë punimet ndërtimore.

    Ndonëse pyetjet lidhur me temën janë dërguar fiks që një javë, Komuna e Prishtinës tek pas publikimit të hulumtimit nga redaksia, ka njoftuar të premten që Inspektorati i ndërtimit pas inspektimeve në objektin në fjalë, ka gjetur se deri në këtë fazë të ndërtimit, ka mospërputhje me projektin e miratuar sa i përket llojeve të materialeve të përdorura.

    Inspektorati i ndërtimit ka inspektuar rastin në fjalë dhe ka gjetur se pala është pajisur me leje ndërtimore dhe se ndërtimi i realizuar deri në këtë fazë ka mospërputhje me projektin e miratuar sa i përket llojeve të materialeve të përdorura dhe me këtë rast ka nxjerrë Aktvendim me nr.09-354/02-53141/24 për ndërprerjen e punëve ndërtimore dhe ka urdhëruar mos të vazhdoj me punë ndërtimore deri në rregullimin e dokumentacionit teknik apo kthimin e gjendjes sipas projektit të miratuar”, thanë për Gazetën Reporteri nga Komuna e kryeqytetit.

    Hulumtimi i Gazetës Reporteri: Komuna ndalon punimet e ‘objektit të përkohshëm’ në Arbëri, u gjet mospërputhje me projektin e miratuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!