×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet bordi i RTK-së, pritet shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 17:24

    Në ambientet e RTK-së, ka disa orë që ka filluar një mbledhje maratonike e bordi të televizionit publik.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se brenda në mbledhje po diskutohet mundësia e një serë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të RTK-së.

    Në mesin e tyre pritet të jetë edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati. Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net bordi i ri ka listuar një listë të gjatë arsyetimesh për shkarkimin e tij, e që pritet të votohet në mbledhjen e sotme.

    Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.

    Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022. /Reporteri.net/.

    I skadoi kontrata me RTK-në, seriali “Çka ka Shpija” pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në televizionin publik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!