×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 14:23

    Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, derisa kanë hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se 387 gjoba të tjera kanë qenë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, për xhama të errët 222 gjoba, ndërsa 133 për skadim.

    Komunikata e plotë:

    Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit prill-2024

    Gjatë muajit prill -2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

    Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

    – Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba

    – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba

    – Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba

    – Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba

    – Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba

    – Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba

    – Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba

    – Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba

    – Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba

    – Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba

    – Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

    – Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

    – Të tjera, 2246 gjoba

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!