×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kërkesë të presidentit mblidhet Këshilli i Sigurisë, s’dihet nëse do shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 20:34

    Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e kërkuar nga presidenti Thaçi.


    Burime brenda institucioneve bëjnë të ditur që tashmë kanë filluar edhe diskutimet rreth ashpërsimit të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

    Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila mund të bëhet me dekret të presidentit.

    Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, presidenti Thaçi pritet të deklarohet edhe para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!