×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon Walkerin në Washington: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik për Kosovën

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 13:22

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar edhe mikun e madh të Kosovës, William Walker.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin historik të Walker për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

    “Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të!”, shkruan kreu i PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!