×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet se sa vota mori secili kandidat nga koalicioni AAK-PSD

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 20:47

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit t’i bashkonte forcat me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.


    Si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj nënshkroi koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate, të cilën e udhëheq Ahmeti.

    Rrjedhimisht, dy partitë hynë me një listë të përbashkët, me Haradinajn si kandidat për kryeministër.

    Haradinaj, që tashmë është konfirmuar se do të lërë përfundimisht postin që e mban si shef i ekzekutivit të vendit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk do të bëhet deputetët në legjislaturën e re, duke ia lëshuar vendin dikujt tjetër nga lista e AAK-PSD.

    Në anën tjetër, Ahmeti ka marrë mbi 5.500 vota gjithsej, duke mos arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës – ndonëse nuk pritej që ai të linte kreun e Prishtinës edhe nëse do t’i siguronte votat e mjaftueshme.

    Gazeta Express ka siguruar listën që tregon se sa vota ka marrë secili kandidat nga koalicioni AAK-PSD.

    Daut Haradinaj ka marrë 22.700 vota, Bekë Berisha 11.388, Pal Lekaj 9.813, Visar Ymeri 5.089, ndërsa Dardan Sejdiu 4.339 vota gjithsej.

    Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë rreth 11 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve paraprake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!