×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekrem Mustafa realizon edhe një vizitë jashtë vendit si ministër, një kujtim më shumë për të

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 16:17

    Ministri në detyrë i Brendshëm, Ekrem Mustafa po merr pjesë në Forumin e Qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor. Duke se ky do të jetë një kujtim tjetër i mirë për të, por jo edhe për vendin, shkruan Reporteri.net.

    I njohur për gati asgjë gjatë mandatit të tij, gati 1 vjet, Ekrem Mustafa pritet së shpejti ta lë dëtyrën, të cilën e mbajti me plot skandale banale. Ai nihej për gabime skandaloze në të shkruar dhe paraqitje të tmerrshme në publik, qoftë gjatë raportimit në Kuvend apo pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme.

    Mustafa që vjen nga AKR-ja u bë ministër falë miqësisë që kishte me Labinot Tahirin, asokohe deputet nga radhët e AKR-së, e që më vonë aderoi në AAK por nuk mori votat për këtë mandat.

    Në këtë forum që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, thuhte se Ministri Mustafa ishte panelist së bashku me ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zëvendësministrene Brendshme të Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Mustafa prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke iu referuar të arriturave në kornizën strategjike, ligjore dhe aspektetoperacionale.

    “Me mbështetjen e të gjithë institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare kemi hartuar Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm, duke qenë shteti i parë në rajon që ka hartuar një strategji të tillë. Përmes kësaj strategjie, kemi krijuar mekanizma dhe politika në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe programe për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, duke përfshirë edhe Qendrat Korrektuese”.

    Në këtë forum u vlerësua hapi i guximshëm i Qeverisë së Kosovës në kthimin e qytetarëve nga Siria dhe u kërkua që edhe shtetet tjera të ndjekin praktikën e Kosovës.Më tutje, programet e de-radikalizmit dhe ri-integrimit u vlerësuan si përvoja mjaft të mira dhe që janë shembull i mirë për tu ndjekur nga shtetet tjera.Më tutje, ministri Mustafa theksoi se procesi i kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit ishte një përvoje e re dhe nuk kishte praktika ndërkombëtare nga cilat mund të mësonim. Mirëpo, ai u shpreh se i gjithë procesi është zhvilluar pa ndonjë problem.

    “Pas përfundimit të procesit kemi vlerësuar gjithë ecurinë dhe ekspertët tanë tashmë janë duke ofruar praktikat dhe mësimet e nxjerra nga kjo përvojë edhe tek shtetet tjera. Ne jemi të hapur që të ofrojmë mbështetjen tonë jo vetëm tek shtetet e rajonit por për të gjitha shtetet të cilat planifikojmë që të kthejnë qytetarët e tyre”, tha ministri Mustafa duke shtruar se gjithashtu me rëndësi është që të mbahen vazhdimisht trajnime për të forcuar kapacitetet institucionale të cilat janë të përfshirë në procesin e ri-integrimit dhe rehabilitimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!