×
  • Lajme
  • Lajme / Kryesues i OSBE-së

    Ministri i jashtëm i Maltës, Borg nesër në Kosovë, takon Gërvallën

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 22:09
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë nesër Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin për ardhjen e tij e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës derisa është bërë e ditur për një takim me ministren Donika Gërvalla.

    “Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, z. Ian Borg, i cili do ta vizitojë Republikën e Kosovës në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së”, thuhet në njoftim.

    Takimi zhvillohet në orën 11:00 në MPJD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!