×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj: Tubimet në Podujevë jo etike dhe të rrezikshme

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 21:52

    Ministri Zemaj kritikon ashpër tubimin e qytetarëve në Podujevë, thotë se janë të pa moralshme.


    Përkundër situatës me pandeminë, u vendos që zgjedhjet të mbahen me disa rregulla.

    Me masat e reja të qeverisë, ndalohet edhe grumbullimi i njerëzve.

    Por, këto rregulla nuk i penguan simpatizantëve të LVV, që të Dielën u tubuan pranë selisë së kësaj partie në Podujevë.

    Këta të fundit zgjodhën që rezultatet ti presin këtu, e jo në shtëpi. Numri i tyre veç po shtohej. Shumë prej tyre as nuk po mbanin maska. Kështu qëndruan për disa orë.

    Dikur filluan pranë turmës kaluan edhe anëtarët e LVV-së. Një numër i vogël i pjesëtarëve të Policisë erdhën për të mbajtur rendin. Por prania e tyre u shpërfill.

    Pas rezultatit të zgjedhjeve, këtu doli edhe vetë kryetari i ri i Komunë së Podujevës Shpejtim Bulliqi. Këtij të fundit duket se po i pëlqente kjo lloj përkrahje.

    E për një fjalim rasti doli edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Kjo gjë bëri qytetarët të grumbullohen edhe më shumë e të mos mbajnë distancë.

    Në fund Kurti u kërkoi qytetarëve të shkojnë në shtëpi. Gjithë këtë situatë, gjatë të hënës e ka kritikuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    “Ato pamje kanë qenë sfidues për Policinë edhe për Inspektoratin, ishin të pamoralshme dhe jo etike kjo ishte rrezik për shëndetin publik”, Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë

    Nga VV kanë deklaruar se nuk kanë bërë thirrje për grumbullim të qytetarëve.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt politik, jo institucion përgjegjës për mbajtjen e rendit publik. Gjatë asaj kohe, në Podujevë ka qëndruar edhe ministri i Punëve të Brendshme. Llogaridhënie duhet të kërkoni tek ministria e Punëve të Brendshme dhe ministri i saj për dështimin e tyre në mbajtjen e rendit dhe zbatimin e vendimeve të qeverisë. Për këto raste ekzistojnë këto institucione. Ne nuk kemi bërë thirrje për grumbullim, përkundrazi kemi bërë thirrje për shpërndarje”, kanë deklaruar nga VV.

    E një situatë e tillë ishte edhe tek Selia e LDK-së.

    Kandidati për kryetar nga kjo parti, Nexhmi Rudari për këtë tubim i kishte vënë fajin mediave, pasi sipas tij qytetarët kur panë mediat erdhën aty për të shprehur simpatinë dhe qëndrimet e tyre.

    Zyra për informim e Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se rreth 400 zyrtarë policor janë angazhuar me detyra specifike për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën e Podujevës.

    Ata kanë bërë me dije se janë shqiptuar 300 masa administrative në rajonin e Prishtinës e ku përfshihet edhe Podujeva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!