×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku në Pejë tenton ta dhunojë një grua që po rrinte në Spital për t’u kujdesur për fëmijën 6 muajsh

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 11:37

    Një nënë nga Peja ka vetëm 6 muaj që ka lindur fëmijën, por shpejt i kanë dalë probleme pa e marrë veten mirë.


    Përveç që u desh të shkonte për të birin në Spitalin e Pejës, për të cilin u kujdes për 16 ditë me radhë, ajo po pretendon se u përball me një sulm seksual, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se mjeku kujdes i Spitalit të Pejës dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht gruan, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbyllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta mbështetur për muri.

    Gruaja ka deklaruar se e ka kuptuar ç’po ndodhte dhe e ka shtyrë të dyshuarin, e më pas është larguar me vrap nga dhoma, duke u drejtuar tek rojet e spitalit, shkruan Reporteri.net.

    Siç mësohet, ajo e ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar për tentim dhunimi në këtë spital. Gruaja mësohet ta ketë dhënë dëshminë se si ka ndodhur ngjarja.

    Mjeku i Spitalit të Pejës rreth të 60-ave, që në momentin kur dyshohet se ndodhi tentimdhunimi ishte kujdestar, është arrestuar dhe dërguar për 48 orë në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!