×
  • Lajme
  • Lajme

    Mrika Limani Myrtaj zgjedhet nënkryetare e dytë e VV-së, në vend të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 18:40

    Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

    Ndërsa Kurti do ta drejtojë VV-në edhe për katër vite, njeriu i dytë edhe zyrtarisht në parti bëhet Glauk Konjufca që është zgjedhur nënkryetar i parë i partisë.

    Por ndryshime ka në pozitën e nënkryetarit/es të dytë, ku nuk do të jetë më Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, por këtë pozitë do ta mbajë Mrika Limani Myrtaj, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshime ka edhe te pozita e seretarit organizativ.

    Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!