×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati thotë se janë punësuar dhjetëra persona pas masës së punësimit në veri

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 17:32
    Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Hekuran Murati nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të Kosovës, janë punësuar dhjetëra persona.

    “Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase”, ka shkruar Murati në Facebook.

    “Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!