×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së reagon pasi djali i Haxhi Shalës u emërua konsull

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 12:08

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas raportimit se është përzgjedhur si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë i biri i deputetit nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala.


    Nënkryetarja e VV-së përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ishte vetëm çështje ditësh për të parë se si do të materializohej vota e deputetit Shala, e që ishte një ndër votat vendimtare për krijimin e kësaj e qeverisë Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Ishte vetëm çështje ditësh për të parë se si do të materializohej vota e Deputetit Shala, e që ishte një ndër votat vendimtare për krijimin e kësaj ” Qeverie” jolegjitime.

    Si duket ky është vetëm fillimi.

    Për votën tjetër, atë të dhënë nga Deputeti Arifi, që në vend të vuajtjes së dënimit, pas vendimit të prerë të Gjykatës, iu dha rasti të votojë në Kuvend, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Nuk e kemi të qartë pse po pret kaq gjatë kjo Gjykatë, pse është shtyrë vendimi për dhjetor??!!

    Kjo Gjykatë, do të duhej të japë prova se është neutrale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!