×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 14:52

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e një personi në kërkim.

    Sipas njoftimit të policisë, personi i shpallur në kërkim nga organet e rendit është “Isak (Isuf) Sfeqla”, për shkak të veprës penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

    Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes formave të tjera të informimit.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    P E R S O N N E K E R K I M
    NGA POLICIA E KOSOVES

    SFEQLA ( ISUF) ISAK

    D.l.23.07.1988. NP 1173218911

    KATEGORIA E VEPRES PENALE

    “Arratisje e personit te privuar nga liria”

    Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë

    Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novoberde, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokuroriesë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit leshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat.

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

    Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërd kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!