×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse sot në mëngjes veturat tuaja kanë qenë të zhytura me pluhur, kjo është arsyeja

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:49

    Prishtina Weather ka njoftuar se një vorbull ciklonike që po kalon nga deti Jon dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme kanë sjellur koncentrime të vogla të pluhurit shkretinor mbi rajonin tonë.


    Ky pluhur mund të vërehej mëngjesin e sotëm në sipërfaqe të hapura i cili në kombinim me riga lokale shiu ka rënë edhe në sipërfaqe tokësore, shkruan Reporteri.

    Sipas Prishtina Weather, krahasuar me pluhurin që depërtoi muajin e kaluar, koncentrimet e sotme ishin shumë më të ulëta, mirëpo lidhja me pikat e shiut ka bërë të mundur që pluhuri të vërehej më shumë si p.sh. në vetura apo objekte tjera të jashtme.

    Kujtojmë se tërë java në vendin tonë ka qenë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!