×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK, merr lëndime trupore

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 13:07
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një fëmijë është rrëzuar në shkallët e një klinike në QKUK dhe ka marrë lëndime trupore.


    Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje.

    “Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

    Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.

    “Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.

    “Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!