×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër aksident i rëndë: Në Prizren përfshihen 4 vetura, lëndohen 5 persona

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 22:55

    Një aksident zinxhiror ka ndodhur në Prizren në orët e vona, ku janë përfshirë 4 vetura.


    Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura, e këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

    Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, ka thënë për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë 4 vetura, prej ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

    “Rreth orës 21:30, në rrugën Wesley Clark, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër automjete. Kemi pesë persona të lënduar, sipas autoriteteve mjekësore konsiderohen lëndime të lehta trupore” , ka thënë Gashi.

    Ai thotë se dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit janë se dy vetura të tipit BMW i kanë paraprirë aksidentit, e të cilat kanë qenë në shpejtësi të madhe.

    “Njësiti rajonal janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit. Nga raportet e para thuhet se kemi të bëjmë me vozitje të rrezikshme dhe mos. I kanë paraprirë dy automjete të tipit BMW” , ka treguar zëdhënësi i Policisë.

    Gjatë ditës së sotme edhe në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion, të cilit nuk i kanë punuar frenat, ka goditur disa vetura.

    Aty janë lënduar 3 persona, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!