×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje rehatohet në ndërmarrje publike – këtë herë si kryeshefe e Telekomit

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 21:59

    Ushtruesja e re e detyrues se Krye-shefes së Telekomit, Burbueq Hana, e emëruar sot me vendim të Qeverisë së shkarkuar të Kosovës, është një tjetër person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje që rehatohet në pozitë të lartë në një ndërmarrje publike.


    Madje, Hana, në vitin 2016 ishte edhe protestuese në një nga të tilla organizime të thirrurua nga partia e Albin Kurtit, që tash si shef në shkuarje i ekzekutivit, e emëroi atë kryeshefe të Telekomit të Kosovës.

    E bashkë me ish-deputeten Shqipe Pantina dhe të tjerë protestues kishin shkrepur edhe fotografi gjatë protestës për t’i ndarë me miqtë në facebook, shkruan Reporteri.net.

    Emërimi i Hanes në këtë pozitë erdhi pak orë pas Qeveria në shkuarje shkarkoi tashmë Kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefin.

    “Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”, shkruan Kurti në njoftimin e tij.

    “Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, tha kryeministri i shkarkuar në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!