×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Kosovari vrau pronarin e një restoranti në Gjermani, Welt: Mosmarrëveshje për borxhet e lojërave të fatit

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 12:30

    Pronari i një restoranti në Duseldorf u qëllua për vdekje të dielën, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Një i dyshuar 52-vjeçar u arrestua, thanë policia dhe prokurorët publikë në Düsseldorf. Një skuadër vrasjesh ka filluar tashmë hetimet dhe i dyshuari të hënën do të sillet para gjykatës.

    Siç raporton gazeta gjermane “WELT” në restorant ka pasur një mosmarrëveshje të dielën mbrëma mes të dyshuarit dhe operatorit, i cili njihet edhe si reperi “Aleks M”.

    Në mesin e viteve 2010 ai publikoi këngë së bashku me të mëdhenjtë gjermanë të repit si Kollegah dhe Sun Diego.

    Sipas hetimeve, rreth orës 02:45 ka pasur një debat mes viktimës së mëvonshme dhe të dyshuarit kosovar në restorant. Pasi debati ka lëvizur jashtë godinës, ka pasur të shtëna. 52-vjeçari nga Dyseldorfi thuhet se më pas është kthyer në restorant dhe ka lejuar veten të arrestohet pa rezistencë. Ai deri më tani ka heshtur për akuzat.

    Nga plagët e marra 38-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas një dëshmitari, mosmarrëveshja mund të kishte qenë për borxhet e lojërave të fatit, thanë hetuesit.

    I dyshuari do të dalë para gjykatësit këtë të hënë. Prokurori publik Martin Stücker tha këtë kur u pyet./Reporteri.net/

    Kosovari vrau pronarin e një restoranti në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!