×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërimi i votave po shkon drejt fundit: LVV 47,79%, PDK 17,33%, LDK 13,37% dhe AAK 7,57%

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 0:40

    Po shkon drejt fundit, numërimi i kutive të votimit nga KQZ. Këto janë rezultatet preliminare, pas numërimit te 89,63% të votave të 14 shkurtit.


    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të jetë e renditur e para, bindshëm, më 47,79 përqind të votave, pasuar nga PDK-ja më 17,33%, shkruan Reporteri.net.

    LDK po del partia e tretë politike, me rënie të jashtëzakonshme, më 13,37 përqind të votave nga pothuajse 90% prej tyre të numëruara deri më tani.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, AAK aktualisht ka 7,57 vota.

    NISMA, ashtu siç pritej, s’ka asnjë gjasë të jetë në Kuvend, më 2.71% të votave.

    Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

    Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 2135 vendvotime nga 2382 sosh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!