×
  • Lajme
  • Lajme

    Oferta e VV’së që ka përafruar koalicionin me LDK’në, MPJ në vend të kryeparlamentarit

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 23:27

    Për shumicën prej deputetëve të LDK-së, por edhe për nënkryetarin Lutfi Haziri është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.


    “Koha Ditore” pati shkruar se ky propozim kishte mbetur të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut dhe një pjesë të kryesisë, mbledhja nuk është thirrur.

    Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shpreh gatishmëri të vendoset në krye të kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.

    Burime brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.

    Kujtojmë se Gazeta Online “Reporteri.net” qysh para dy jave, konkretisht më datë 13 janar ka raportuar se VV i ka ofruar LDK-së Ministrinë e Punëve të Jashtme në këmbim të kryekuvendarit, por që partia e Isa Mustafës e kishte refuzuar atë kohë një ofertë të tillë.

    Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!