×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: VV në opozitë kërkonte zbardhjen e rastit Dehari, tash po thonë kanë humb provat

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 16:37

    Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas pretendimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së janë zhdukur disa motra të Astrit Deharit.

    Olluri ia ka rikujtuar partisë në pushtet qëndrimin që ka pasur për këtë çështje sa ishin në opozitë.

    “Vetevendosja ne opozite: Do ta zbardhim rastin e Astrit Deharit. Vetevendosje ne pushtet: Na kane hupe dikah mostrat e Astritit”, ka shkrua Olluri në Facebook.

    Ndryshe, sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal. “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë”, tha ajo.

    Për këto pretendime, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet.

    Pretendimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Prokuroria nis hetimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!