×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani arrin në Tiranë, pritet ngrohtë nga Rama

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 9:41

    Kanë mbërritur të ftuarit e parë në samitin BE- Ballkani Perëndimor që po zhvillohet sot në Tiranë.

    Ndër të ftuarit e parë që ka arritur është presidentja e vendit Vjosa Osmani. Ajo ka pasur një pritje të ngrohtë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, shkruan Reporteri.net.

    Osmani para gazetarëve tha se në këtë samit do të japë lajmin për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti, dhe tha se pret përkrahje.

    Osmani po ashtu foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, teksa tha se pret që në këtë proces, BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra.

    “Jam e lumtur që gjendem në këtë samit. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më proevropian dhe në këtë drejtim ne kemi treguar se jemi harmonizuar me të gjitha politikat e BE-së.

    BE-ja duhet të lëvizë nga fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin. Kosova në fund të këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në BE dhe presim përkrahjen e të gjithëve”, tha Osmani ndër të tjera para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!