×
  • Lajme
  • Lajme / Emërimi i ri

    Osmani uron kryeministrin e ri të Irlandës: Mezi pres të forcojmë partneritetin tonë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 23:00

    Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Simon Harris për emërimin si kryeministër i Irlandës.

    Ajo ka deklaruar se e mirëpret bashkëpunimin me Harris.

    “Ne e vlerësojmë partneritetin tonë të gjatë me Irlandën, duke reflektuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë”, ka shkruar ajo në platformën “X”, të mërkurën.

    “Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka deklaruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!