×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj, njejtë sikur PDK’ja, thotë se Kurti po bënë vidolojëra

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 23:28

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Pal Lekaj, e ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes, si fajtorin kryesor për mos arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Lekaj në një intervistë në T7, me fjalor të njejtë sikurse Memli Krasniqi i PDK’së ditë më parë, ka thënë se Kurti po bënë videolojëra.

    “Faji më i madh për pazare politike dhe për moskompromis është i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lekaj.

    Ai ka paralajmëruar jetë të shkurtër për qeverinë e ardhshme, nëse do ta udhëheqë Kurti.

    “Habitem që quhet qeveri e shpresës. Do të has sharra në gozhdë pas një viti”, ka thënë nënkryetari i AAK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!