×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas zgjedhjeve në Podujevë dhe në veri të Mitrovicës, reagon Zyra e BE-së

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 8:19

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar faktin se votuesit kanë dalë të votojnë sot në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, përkundër kufizimeve për shkak të coronavirusit.


    Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    “I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.

    Ndryshe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të fitojë zgjedhjet në Podujevë me 51.64% të votave.

    Kurse në veri të Mitrovicës, zgjedhjet e jashtëzakonshme i fitoi kandidati i Listës Serbe, ku mori 89.86%.

    Kujtojmë se komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës së Veriut shpallën zgjedhjet pasi dy ish-kryetarët, Agim Veliu e Goran Rakic morën poste në Qeverinë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!