×
  • Lajme
  • Lajme / Kryesia

    PDK-ja me Kryesi të re, Krasniqi kryetar, Hamza e pesë të tjerë nënkryetarë

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 14:03

    Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

    PDK-ja njofton se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

    “Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit. Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

    Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

    “Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Kryetari Krasniqi.

    Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

    “Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

    Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.

    Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

    Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:

    1. Memli Krasniqi, Kryetar

    2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme

    3. Bedri Hamza, Nënkryetar

    4. Uran Ismaili, Nënkryetar

    5. Agim Aliu, Nënkryetar

    6. Shaqir Totaj, Nënkryetar

    7. Besianë Musmurati, Nënkryetare

    8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare

    9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore

    10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

    11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare

    12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa

    13. Enver Hoxhaj

    14. Rrahman Rama

    15. Jakup Nura

    16. Sokol Bashota

    17. Evgjeni Thaçi – Dragusha

    18. Nexhat Demaku

    19. Besa Kabashi – Ramaj

    20. Zenun Pajaziti

    21. Valdete Idrizi

    22. Elmi Reçica

    23. Mërgim Lushtaku

    24. Ferat Shala

    25. Fehmi Mujota

    26. Petrit Hajdari

    27. Eliza Hoxha

    28. Ganimete Musliu

    29. Blerta Deliu – Kodra

    30. Ariana Musliu – Shoshi

    31. Floretë Zejnullahu

    32. Blerand Stavileci

    33. Luljeta Veselaj – Gutaj

    34. Muhamet Haliti

    35. Kujtim Gashi

    36. Safete Hadërgjonaj

    37. Genc Prelvukaj

    38. Kurtan Kajtazi

    39. Bekim Azizi

    40. Përparim Gruda

    41. Arben Mustafa

    42. Aurora Osmani – Buca

    43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

    44.Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

    45.Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!