×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, thonë se sot nuk e diskutuan kandidatin për kryeministër

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 14:58

    Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka dhënë detaje nga ky takim.


    Mustafa tha se në këtë takim është biseduar vetëm për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme si dhe shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht.

    “Sot nga ora 13:00 kryetari i partisë z. Mustafa pati takim konsultativ me kryesinë e partisë. Janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë. Nesër nga ora 16:30 do të mbajmë edhe takimin e Këshillit të Përgjithshëm për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Kjo ishte tema e vetme që sot u bisedua”, tha ai.

    I pyetur nëse u diskutua edhe për emrin e bartësit të listës apo kandidatit për kryeministër nga LDK, ai tha se këto janë vetëm raportime të mediave dhe se nuk ka pasur ndonjë diskutim lidhur me këtë.

    “Në medie është raportuar një gjë e tillë por nuk është e vërtëtë. Diskutuam vetëm për zgjedhjet dhe jo për mandatarin apo për bartësin e listës”, përfundoi Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!