×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi trilateral në Ohër, palët shkojnë në pauzë

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 16:47

    Ka përfunduar pjesa e parë e takimit trilateral midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Palët aktualisht ndodhen në një pauzë, pas bisedimeve që zgjatën një orë, dhe pritet të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve.

    Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Pas përfundimit të takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet të dalë me deklaratë për media. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.

    Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Ohër.

    Ai në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!