×
  • Lajme
  • Lajme

    Tollovia në kryeqytet, Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 10:46

    Sot ka nisur për të tretën herë me radhë testimi i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.

    Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion, shkruan Reporteri.net.

    Fakti që u bë në një ditë punë, jo si në vikend si radhët e tjera, ka bërë që kaosi në trafik të jetë edhe më i madh, shkruan Reporteri.net.

    Referuar situatës në kryeqytet dhe reagimeve që kanë pasuar, kryetari i Prishtinës ka thënë se “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”.

    Klan Kosova raporton se Rama e ka bërë këtë deklaratë, ndërkohë që po merr pjesë në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal.

    Komuna e Prishtinës dy ditë më parë, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor. /Reporteri.net

    Kolona të mëdha në Prishtinë, testimi i qarkores njëkahëshe shkakton kaos

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!