×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, publikohen edhe çmimet

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 9:37

    Pishina “Gërmia” në Prishtinë hapet sot për vizitorët, pas përfundimit të procedurave ligjore të përzgjedhjes së operatorit ekonomik që kishte ndikuar në shtyrjen e datës së hapjes.

    Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli, ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

    Në sezonin e kaluar, gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse varionin nga dy euro për fëmijë dhe katër euro për të rritur.

    Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë. Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte dhe do të jetë 50 euro.

    Pishina e Gërmisë hapet më 28 qershor

    Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës.

    Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!