×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtari i FSK-së i dyti në shkollën për pilot helikopteri në Turqi

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 21:31

    Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Atdhe Hasani ka përfunduar shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjoze në botë “Kara Havacilik Okulu ” në Turqi duke u radhitur në vendin e dytë.


    Ai thotë se është piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të ketë mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.

    Postimi i tij i plotë:

    Përfundimi i një detyre, trajnimi, shkollimi apo misioni është çështje e pa diskutushme e çdo ushtaraku.

    Perfaqësimi i Kosovës në menyrën më të mirë të mundshme është obligim i yni që e kemi ndaj Atdheut, ndërsa rradhitjen e Kosovës në vendet e para në mesin e shtetëve tjera të botës tashmë është bërë një traditë e djemve dhe vajzave nga Kosova.

    Tradita vazhdon… Sot përfundova me rezultate të shkelqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjoze në botë “KARA HAVACILIK OKULU” në Turqi duke u rradhitur në vendin e dytë, dhe si rezultat i suksesit që tregova gjatë këtij shkollimi dhe perfomancave te larta gjatë fluturimeve, jam piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të kem mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.✈?

    Faleminderit Ministrise së Mbrojtjes dhe familjes sime që më qëndruan gjithnjë pranë gjatë kësaj sfide. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!