×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e çon ish-deputetin shqiptar në Prokurori për 60 mijë euro

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 16:08

    Policia e Shtetit në Shqipëri e ka çuar në Prokurorinë e Tiranës ish deputetin e PD-së, Myslim Murrizi.

    Kallëzimi penal është bërë nga Sektori i Krimit Ekonomik me akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së të ardhurave. Burime pranë policisë bëjnë me dije për ABC se Murrizi, përmes firmës së tij “Murrizi 2009” dyshohet se ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklaruar 60 mijë euro pranë ILDKPKI-së.

    Nga veprimet paraprake rezulton se këto veprime, Myslim Murrizi i ka kryer me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm. Koha e transaksioneve që është verifikuar nga Policia e Shtetit si të pajustifikuara, është nga viti 2010.

    Referimi në Prokurorinë e Tiranës dy muaj më parë, bërë nga policia është dërguar që organi i akuzës të kryejë veprime të tjera hetimore. Sipas policisë, ish-deputeti është dënuar me 3 vite burg në 2006-ën për mitmarrje. Ky dënim i është konvertuar në shërbim prove.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!