×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vjedhjen e kasafortës në AUV

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 10:55

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.


    Në raport bëhet e ditur se në këtë rast dyshohet të kenë të përfshirë disa persona.

    Policia thotë se ata kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

    “Rr. “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.10.2020 – 03:00. Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me  ç’rast kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.

    Në AUV raportohet ndërkaq se është vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur dokumente dhe para. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!