×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi publikon fotografi nga takimi me Albin Kurtin

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 18:02

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook fotografi dhe detaje nga takimi që e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.


    Thaçi ka shkruar në Facebook se me Kurtin ka pasur një takim korrekt, konstruktiv dhe përmbajtjesor.

    “Biseduam për pikat e përbashkëta të politikës së brendshme dhe të jashtme, për çështjet e interesit shtetëror dhe kombëtar. U pajtuam se duhet të ketë bashkërendim të institucioneve të Kosovës në çështjet e interesit shtetëror, veçanërisht në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen reciproke. Mbetem me shpresë se me kryeministrin Kurti dhe të gjithë liderët politikë do të vazhdojmë të punojmë së bashku për interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!