×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës: Është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:32

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.


    Osmani ka shkruar se është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm, pavarësinë e Kosovës.

    “11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel ligjin ndërkombëtar. Koha që shtetet që nuk e kanë bërë ende ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, shkroi ajo.

    “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.” Ishte kjo përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen: “A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

    Në emër të 15 gjykatësve të GJND-së, kryetari i saj Hisashi Oëada bëri të ditur se gjykatësit kanë marrë parasyshë të gjithë elementet e rëndësishme për këtë proces dhe kanë konstatuar se ky institucion e ka të drejtën që të japë mendimin juridik për çështjen e shtruar.

    Në shpjegimin që zgjati rreth një orë e gjysëm, japonezi Owada fillimisht përshkroi rrethanat që kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë dhe rikujtoi dokumentet që janë nxjerrë lidhur me Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!