×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve midis Kosovës e Shqipërisë

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 11:23

    Në kuadër të mbledhjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të nënshkruhet edhe disa marrëveshje në fushën e kulturës.


    Miratimin e Qeverisë kanë marrë kalendari i përbashkët vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

    Gjithashtu pritet që të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e filmit dhe një memorandum bashkëpunimi.

    Qeveria ka miratuar draftin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë për platformën e përbashkët digjitale të arsimit para universitar, raporton EO.

    Në mbledhjen e ekzekutivit kosovar është miratuar edhe drafti i memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e korridorit digjital 5G dhe lehtësimit të lëvizjes në të ardhmen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të arrihet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë në përballje me Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!