PSD-ja thotë se vajza e Albin Kurtit veshi fustan gati 500 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga Festivali i Filmit në Kanë, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.


Por veshja e vajzës së tij ka ngjallur reagime.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka publikuar në Facebook një shkrim ku tregon se vajza e kryeministrit Kurti mban të veshur një fustan që kushton 490 euro.

“Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa po qëndron në Francë në festivalin e filmit në Kanë ndërkohë që po kritikohet për mungesën e tij në vend, gjatë kohës kur në komunën e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji rreth dy mijë qytetarë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka publikuar fotografi nga çilimi i kuq në shoqërinë e gruas së tij, vajzës dhe ambasadorit Qëndrim Gashi.

Kurti ku ka shkruar për filmin “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se mbështetja e qeverisë së Kosovës për filmin tonë do të rritet ndjeshëm për vitet në vijim.