×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria gjermane inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 8:38

    Prania e forcave të KFOR-it gjerman në Kosovë do të jenë prezentë edhe për një vit tjetër.

    Kabineti federal në Gjermani e ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë ndërsa Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim.

    Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë, shkruan DW.

    Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, në Kosovë janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehrit.

    Shifra e 400 ushtarëve të Bundeswehr-it, megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që Bundeswehri të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet.

    Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, KFOR-i në Kosovë është fokusuar në monitorimin e zhvillimit të strukturave profesionale, demokratike dhe multietnike të sigurisë. Prania e trupave ndërkombëtare i shërben stabilizimit afatgjatë të rajonit kufitar verior të Kosovës. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe aktorët vendorë është shumë i rëndësishëm në këtë kontekst.

    KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.

    Baza e KFOR-it Gjerman në Kosovë ishte e vendosur në qytetin e Prizrenit që nga viti 1999.

    Por në vitin 2018, kur me qeverinë udhëhiqte Ramush Haradinaj, ata i dorëzuan hapësirat e kampit autoriteteve kosovare të cilët kishin në plan në shndërrimin e kësaj pjese në park inovativ dhe ekonomik për brezin e ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!