×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarja nga Ferizaj gjen kuletën me mbi 200 euro, e dorëzon në Polici

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 20:13

    Një qytetarë nga Ferizaj, mbrëmë vonë kishte gjetur një portofol me dokumente dhe mbi 200 euro në të, të cilin e ka dorëzuar në polici.


    Lajmin e kanë bërë të ditur nga stacioni policor në Ferizaj përmes një njoftimi ku kanë dhënë edhe detaje.

    “Me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe, në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, është bërë e ditur se portofoli i përkiste një shtetases kosovare, E.G 28 vjeçe.

    “Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër)”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!