×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiqit i del punë me gazetarët se raportojnë për marrëdhëniet e veçanta të Serbisë dhe Rusisë

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 15:38

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përdorur skenën e Samitit në Bruksel, gjatë një konference shtypi në selinë e Këshillit Evropian, për të fajësuar gazetarët të cilët kanë raportuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

    Ai madje duket se po pret falje nga mediat perëndimore për kritikimin e Serbisë për mospërafrimin e politikës së saj të jashtme me BE-në në lidhje me Ukrainën.

    Kjo siç tha Vuçiq meqë shërbimi i tij ka listuar një numër artikujsh të mediave perëndimore lidhur me të, dhe askush s’u ndje keq për këtë që ndodhi.

    Madje ai në kritikat e tij, përmendi që mediat europiane kishin publikuar 2629 artikujt siç tha ”negativë për Serbinë, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!