×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq në takim me shefen e UNMIK-ut, kërkon formimin e Asociacionit

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 13:52

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është takuar sot me shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, me të cilën ka folur për zgjedhjet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Është e nevojshme që sa më parë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet sta.

    Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi drejtuesit e këtyre komunave u dorëhoqën në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar veturat me targa serbe në targa të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!