×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq zgjidhet përsëri kryetar i Listës Serbe, i dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit bëhet nënkryetar

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 19:29

    Goran Rakiq është zgjedhur sërish kryetari i Listës Serbe me një vendim unanim të partisë.


    Ndërsa nënkryetar u zgjodh Milan Radoiçiq, i cili dyshohet nga gjykatat e Kosovës si pjesëmarrës në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

    Nënkryetarë të tjerë u zgjodhën edhe Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq, sipas një deklarate të lëshuar për media nga Lista Serbe.

    Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit përmenden edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Milan Radoiçiq (afarist) dhe Zvonko Veselinoviq (afarist).

    Më 2019 ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Radojçiqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!