×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish gjuajtje me armë në Prishtinë, dyshohet nga një mjet në lëvizje

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 23:01

    Edhe një rast tjetër i gjuajtjes me armë gjatë mbrëmjes së sontme është evidentuar në Prishtinë.


    Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Gjon Sereçi”.

    Lajmi për Gazetën Online “Repoirteri.net”, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Reporteri.net ka shkruar edhe para pak orësh për një gjuajtje tjetër në Prishtinë. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!