×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në afërsi të një shkolle në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 20:52

    Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh në afërsi të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë.


    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

    Një lexues i Gazetës Online “Reporteri.net”, ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    “Rreth orë 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci për Gazetën “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!