×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfidat e Kosovës për tejkalimin e vakuumeve institucionale

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 10:08

    Janë bërë gati katër muaj prej se kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita që ai mbante dhe që nga 20 korriku, Kosova vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë.


    Përkundër faktit që më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet parlamentare, procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave shtyu formimin e institucioneve të reja. Aktualisht, nuk ka një parashikim se kur do të mund të përmbyllet ky proces, në mënyrë që të vazhdohet me formimin e institucioneve të reja.

    Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se vakuumet e vazhdueshme institucionale vijnë si pasojë e mungesës së stabilitetit politik që sipas tyre, është reflektuar vazhdimisht viteve të fundit.

    Donika Emini, njohëse e zhvillimeve politike në Kosovë thotë se pavarësisht se kryeministri i Kosovës dha dorëheqje, qeveria ka qenë aktive në marrjen e vendimeve, por të cilat, sipas saj, mund të rezultojnë të dëmshme.

    “Faza e tranzicionit është e keqe edhe për shkak se nuk ka pasur shumë vëmendje edhe nga publiku edhe nga shoqëria civile duke u marrë kryesisht me rezultatet e zgjedhjeve dhe duke i dhënë prioritet procesit të zgjedhjeve si dhe fushatës zgjedhore. Do të thotë, qeveria ka pasur luksin e marrjes së vendimeve të cilat mund të jenë edhe të dëmshme dhe të cilat mund t’i marrim vesh vetëm pasi të kalojë ky mandat dhe fillojë punën qeveria e re”, tha Emini, shkruan Rel.

    Ajo tha po ashtu se politikat që mbesin në gjysmë nga qeveritë paraprake, rrallëherë vazhdohen nga qeveria e re. Sipas saj, shpeshherë projektet e lëna në gjysmë apo edhe iniciativat e dikastereve të caktuara, pas formimit të qeverisë së re, nisin nga fillimi e që kërkojnë kohe dhe resurse.

    Ndërkaq, analisti politik, Arton Demhasaj thotë se mungesa e një qeverie me kompetenca të plota krijon probleme të shumta për shkak se zbehet mekanizimi i llogaridhënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!